Mori çmimin shkrimtari i më i mirë i vitit, Virgjil Muçi falenderon Veliajn: Është pranë kulturës dhe librit

Mos i humb

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Virgjil Muçi, i cili në këtë edicion të veçantë të Panairit të Librit, u shpall shkrimtari më i mirë i vitit, është shprehur mjaft i emocionuar, sa për çmimin aq edhe për vlerësimin nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Autori i më shumë se 10 librave dhe përkthyes i 13 titujve të autorëve të mëdhenj, njëherësh fitues i çmimit Kadare në vitin 2018, tha se kjo është hera e parë që merr çmim nga një politikan dhe për këtë e falenderoi kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin vlerësoi se ka bërë shumë për promovimin e kulturës në qytetin e Tiranës.

“Dikush i krahasonte çmimet me kalushët e drunjtë të fëmijëve që i marrin kur janë të vegjël dhe kanë dëshirë të hipin dhe të zbaviten me ta. Unë sot po marr kalushin tim të drunjtë dhe ndoshta diku do ta lë dhe do ta kujtoj me shumë kënaqësi dhe mirënjohje. Falënderoj jurinë, falënderoj Shoqatën e Botuesve, falënderoj Erionin që është pranë kulturës dhe librit dhe kështu duhet të jetë gjithmonë. Është hera e parë që marr çmim nga një politikan dhe një kryetar Bashkie dhe kjo e bën këtë kalush të drunjtë edhe më të çmuar për mua”, deklaroi Virgjil Muçi.

Shkrimtari Virgjil Muçi u shpall më i miri nga juria që vlerësoi mbi 100 prurje të reja në letërsinë shqiptare gjatë këtij viti, pikërisht për vëllimin e tij me tregime “Fajin ma ka gjuha”. Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative që zë fill me “Përralla shqiptare 100+1 natë”, vijon me “Erotikoni e Satirikoni” dhe përmbyllet me “Fajin ma ka gjuha”. Libri “Fajin ma ka gjuha” përmban 14 tregime dhe 1 novelë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit