MOS I HARRONI TË MIRAT E TË TJERËVE MENJËHERË,, POR SILLUNI ME TA PËR HIRË TË SË KALUARËS SË MIRË ME JU!

Mos i humb

Thuhet se në një vend ishte një mbret, i cili kishte urdhëruar që ti kultivojnë dhjetë qen të egër, që kur gabon ndonjë nga ministrat e tij ta hedh në mesin e qenëve dhe ta hajnë atë.

Një ditë, një nga ministrat e përkushtuar të tij i dha një mendim të gabuar, dhe mbreti urdhëroi që ta dënojë me hudhje në mesin e qenëve.

Ministri i kërkoi falje duke i thënë se të kam shërbyer 10 vite pa asnjë gabim, pse po më dënon kështu?

Më jep pra 10 ditë kohë të lirë para ekzekutimit të lutem.

Mbreti i dha 10 ditë.

Ministri shkoi te rojtari i qenve dhe i tha, unë dua të shërbej te qenët për 10 ditë. Ai u habit se pse, por ky i tha më lejo dhe të tregoj më vonë.

Ministri filloi të kujdesej për qenët, ti ushqjë dhe të sillet mirë me ta.

Pas 10 ditëve erdhi koha e ekzekutimit, dhe e hodhën ministrin në mesin e qenëve të egër, por qenët nuk e harruan shërbimin e tij dhe nuk e sulmuan fare.

Mbreti i habitur i tha: Çfarë i ke bërë qenëve, pse nuk po të hanë ty?

I tha: Të shërbeva 10 vite me përkushtim dhe të gjitha i harrove menjëherë, kurse këtyre u shërbeva vetëm 10 ditë dhe nuk e harruan!

MOS I HARRONI TË MIRAT E TË TJERËVE MENJËHERË “POR SILLUNI ME TA PËR HIRË TË SË KALUARËS SË MIRË ME JU”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit