“Mos të rrezikojmë mbylljen”/ Rama apel pronareve të lokaleve: Mos e sfidoni shtetin për ca lekë më shumë, do merrni goditje marramendëse

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama në pritjen e 60 respiratorëve të rinj që iu shtuan sistemit shëndetësor falë NATO e SHBA, u bëri apel qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm në luftën ndaj covid, ndërsa një thirrje të veçantë e ati ndaj pronarëve të restoranteve dhe lokaleve.

Ai tha se kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda deri në mbylljen e tyre dhe gjobave, në rast mos zbatimi të rregullave.

Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën më covid, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve.

Atyre që kanë restorante, bare të mos e përqeshin rrezikun të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit. ka protokollë ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë, por a është kjo ajo që duam?

A duan të kontribojnë në mbylljen e lokali, të marrin goditje marramendese financiare , për shfrytëzimin e ca metrave katror më shumë për ca lekë më shumë”, tha Rama.

Falë bujarisë së SHBA🇺🇸 dhe nëpërmjet NATO-s, Shqipëria pajiset me plus 60 respiratorë të rinj që i shtohen fuqisë së instaluar për të luftuar COVID-19 në Spitalin Infektiv, atë Shefqet Ndroqi dhe në spitalet e reja COVID 3 dhe 4 deri në daljen nga ky dimër sfidues! Miku i mirë në ditë të vështira!#WeLoveUSA🇺🇸#NeJemiNATO🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 22. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit