Moska kërkon detaje të bisedimeve të propozuara BE-Rusi

Mos i humb

Rusia ka kërkuar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të dalin me detaje të samitit të propozuar midis bllokut evropian dhe Moskës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Po, kemi dëgjuar për propozimin e Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur një samit Rusi-BE. Nuk dimë detaje të tjera, për çfarë bëhet fjalë, cila do të jetë axhenda e samitit, ashtu siç nuk e dimë nëse pjesa tjetër e anëtarëve të BE-së janë dakord me këtë. Kështu që, ne kemi nevojë që kolegët tanë të shpjegojnë se çfarë duan të thonë dhe për çfarë po përpiqen”, tha ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov.

Lavrov tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është në kontakt të rregullt me liderët gjerman dhe francez, por ata nuk e kanë trajtuar këtë temë. Ai shtoi se propozimi mund të lidhet me takimin e fundit të presidentit rus dhe atij amerikan në Gjenevë.

“Ka të ngjarë të ketë një lidhje kronologjike me samitin Putin-Biden, që u zhvillua në Gjenevë. Ndoshta kjo u perceptua në Evropë si një sinjal që tani është e mundur që edhe ata po ashtu të tregojnë pak nga pavarësia e tyre. Ka shumë gjëra të paqarta këtu, para se të reagojmë në mënyrë specifike, duhet të kuptojmë se çfarë do të diskutohet”, tha Lavrov.

Megjithatë, shtoi kryediplomati rus, politika e BE-së e “shtyrjes prapa, frenimit dhe angazhimit” është e qartë për Rusinë.

“Vetëm disa ditë më parë, BE-ja miratoi një politikë të re ndaj Federatës Ruse, e cila është formuluar si një politikë me tre drejtime, të shtyjë prapa, të përmbahet dhe të angazhohet. Le të shohim se në çfarë saktësisht do të rezultojë kjo”, u shpreh ai.

Në një njoftim më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel, propozoi një samit të liderëve të BE-së me presidentin Putin, në mënyrë që të përmirësohen marrëdhëniet.

Peskov dhe Lavrov thanë se për momentin nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të komentuar mbi temën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit