Moskë, Çavusoglu takon homologun rus Lavrov

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov morën pjesë në Mbledhjen e Gjashtë të Grupit të Planifikimit të Përbashkët Strategjik pranë Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (UDIK).

Në fjalën e tij në hapje të takimit në Rezidencën Shtetërore të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Lavrov tha se duhet të japin përpjekjet maksimale në mënyrë që mbledhja e UDIK-ut që do të realizohet në Turqi më 3 prill të jetë produktive.

Lavrov theksoi se punimet për Centralin Bërthamor Akkuyu janë duke përparuar me sukses dhe se mes dy vendeve ka bashkëpunim maksimalisht pozitiv në fushën e ekonomisë.

Shefi i diplomacisë ruse u shpreh se në mbledhje pritet të këmbejnë mendime edhe për shumë çështje që gjenden në platformat ndërkombëtare, siç janë Siria, Lindja e Mesme, Kaukazi, Ukraina dhe Azia Qendrore.

Lavrov rikujtoi se takimet në Astana të kryesuara nga Turqia, Rusia dhe Irani në lidhje me Sirinë kanë dhënë kontribut në zgjidhjen politike në vend, duke nënvizuar se me homologun e tij turk do të bisedojnë në lidhje me atë se si do të realizohet kjo zgjidhje.

“Agjenda jonë do të jetë tejet produktive dhe e pasur”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministri turk Çavuşoğlu liderët e dy vendeve kanë treguar vullnet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale.

Çavusoglu paralajmëroi realizimin e projekteve me rëndësi historike, si Centrali Bërthamor Akkuyu dhe Rrjedha Turke, duke shtuar se do të japin përpjekjet më të mëdha për të zhvilluar marrëdhëniet në çdo fushë.

Duke theksuar se sot do të diskutojnë edhe në lidhje me përgatitjet për mbledhjen e UDIK-ut në Turqi, kryediplomati turk tha se “takimi i sotëm ka rëndësi para mbledhjes në Turqi, samitit të Soçit dhe mbledhjes në Astana”.

Ministri turk tha se së bashku do të vazhdojnë ta mbajnë të gjallë frymën e bisedimeve të Astanas dhe Soçit, teksa në të njëjtën kohë vazhdon procesi në Gjenevë për gjetjen e zgjidhjes në Siri.

Ndryshe, takimi i i fundit i UDIK-ut mes dy vendeve është mbajtur vitin e kaluar më 11 mars në kryeqytetin rus Moskë.

Pas takimit, dy ministrat e jashtëm do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët për mediumet./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit