Mospajtimet për rolin e presidentit mbysin nismat për konsensus

Mos i humb

Në prag të dështimit gjendet edhe përpjekja e radhës për arritjen e konsensusit mes partive në pushtet dhe një pjese të opozitës rreth dialogut me Serbinë.

Kjo çështje tani ka mbetur nën hijen e votimit të pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri, që është paralajmëruar të ndodhë më 14 dhjetor.

Mungesa e një përgjigjeje nga ana e PDK-së, që ka shprehur skepticizëm për momentin, e ka nxjerrë nga agjenda votimin e dy dokumenteve të propozuara nga opozita.

PSD-ja bashkë me Alternativën në opozitë, por edhe me mbështetjen e Nismës Socialdemokrate të Limajt, i kanë përcjellë në Kuvend ndryshimet në Projektrezolutën e sponsorizuar, shkruan sot Koha Ditore. Por këto dokumente nuk janë futur në procedurë, për shkak të mosarritjes së konsensusit brenda partnerëve. Dhe kjo nuk pritet të bëhet pa mbaruar punë me Ushtrinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit