Mosrespektimi i prindërve është nga gjynahet më të mëdha dhe më të rënda.

Mos i humb

Mosrespektimi i prindërve është nga gjynahet më të mëdha dhe më të rënda.

Dijetari i madh, ibnu Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem ka theksuar se mosrespektimi i prindërve është nga gjynahet më të rënda.
Ai ka thënë: “Gjynahet më të mëdha dhe të rënda janë: Shirku (ortakëria) për Allahun, mosrespektimi i prindërve dhe dëshmija e rreme. Këtë të fundit e përsëriti tre herë” Buhari dhe Muslimi.

Prandaj është obligim për fëmijën, qoftë djalë apo vajzë, ta çojë në vend hakun e prindërve, në mënyrën që e pëlqen Allahu i Madhëruar dhe që kënaqet me të. E të mos neglizhojë apo të lërë gjë mangët në hakun e tyre.

Duhet ditur se, kushdo që i respekton prindërit, do ta respektojnë atë fëmijët e tij. Ndërsa kush nuk i respekton, nuk do ta respektojnë as të vetët, vetëm nëse pendohet tek Allahu i Lartësuar për atë që ka vepruar. Kushdo që pendohet, Allahu ia pranon pendimin”

Emisioni radiofonik “Nurun aled-Derb”
Mirandi Shehaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit