Greqia pritet të përfshihet nga moti i keq në 24 orët e ardhshme.
Sipas mediave greke reshjet e mëdha të shiut dhe veçanërisht stuhitë, ka shumë të ngjarë të krijojnë përmbytje.
“E gjithë java do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm për shumicën e pjesëve të vendit. Sidoqoftë, ditët më të vështira do të jenë e marta dhe e enjtja.
Gjatë këtyre ditëve, në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje shiu, stuhi sporadike apo edhe breshër të fortë lokal ”, thotë meteorologu Giannis Kallianos.
Ndërkohë sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Kombëtar (EMY), shi dhe stuhi sporadike parashikohen në perëndim, qendër dhe veri dhe gradualisht në pjesën tjetër të rajoneve, pra edhe Shqipëria mund të preket.
Efektet ka të ngjarë të jenë të forta në vende në perëndim, qendër dhe veri dhe në Egjeun lindor.


