Moti i keq në Greqi/ Studentët dhe fëmijët e bllokuar në Evros transportohen me zjarrfikëse

Mos i humb

Alarm në Evros pas situatës së rëndë nga moti i keq, që ka goditur zonën në orët e fundit, ndërsa një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në një kopsht dhe një shkollë fillore në fushën e Apalos .

Për shkak të reshjeve të rënda në këtë zonë, ka pasur përmbytje.

Aktualisht kamionët e zjarrfikësve po transportojnë 21 nxënësit jashtë kopshtit, pasi janë përmbytur.

Ankthi, megjithatë, mbizotëron për nxënësit e shkollës fillore në Apalos , të cilët mbeten të bllokuar në shkollën e tyre.

Studentët janë ngjitur në katin e parë të ndërtesës për masa  paraprake, deri sa t’u shkojnë ndihma.

Departamenti i Zjarrfikësve po vepron në zonë me tre automjete dhe shtatë zjarrfikës , por pritet dhe një rritje e forcave të tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit