Moti me reshje pezullohet lundrimi i trageteve në Adriatik. Kapiteneria Durrës: Të gjitha mjetet të qëndrojnë në vendstrehime

Mos i humb

Moti i keq që ka përfshirë Adriatikun ka mobilizuar në gjendje gatishmërie autoritet e portit të Durrësit. Kapiteneria e përgjithshme e porteve bëri me dije se në det të hapur deti ka shkuar 8 ballë, ndërsa në portin e Durrësit 7 ballë.

Si pasojë e motit të keq kapiteneria e Barit dhe e Durrësit kanë pezulluar lundrimet e trageteve deri në mëngjesin e ditës së mërkurë. Tragetet që duhet të niseshin nga Bari drejt Durrësit mbrëmjen e sotme do të nisen nesër në mëngjes, po kështu edhe nga Durrësi drejt Barit.

Kapiteneria ka kërkuar të qëndrojnë në vendstrehime të gjitha mjetet lundruese, ndërsa puna është ndërprerë në ngarkim shkarkimin e anijeve për shkak të erës së fortë dhe shiut. Deri në një urdhër të dytë kapiteneria e Durrësit u ka kërkuar mjeteve lundruese të qëndrojnë në gatishmëri e në vendstrehime.

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit