Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku një motor i forcave “Shigjetat” është përplasur me një automjet.
Mësohet se motori drejtohej nga një efektiv i “Shigjetave” dhe pasagjer një tjetër efektiv i këtij reparti është përplasur me një automjet që drejtohej nga një polic, por ky i fundit nuk ishte në detyrë.
Si pasojë e përplajes kanë mbetur të plagosur të 2 nga 3 efektivët, ku një prej tyre është në gjendje më të rëndë.


