
Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se ka dëbuar11 luftëtarë të huaj terroristë shtetas francezë.
Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë, thuhet se vazhdon procesi i dëbimit të luftëtarëve të huaj terroristë në vende e origjinës së tyre.
Në komunikatë në mes tjerash thuhet se në këtë kuadër së fundmi u dëbuan 11 luftëtarëve të huaj terroristë shtetas francezë.
Nga ana tjetër prej 11 nëntorit e këtej janë dëbuar në vendet e tyre të origjinës 71 luftëtarë të huaj terroristë.
Gjatë periudhës 1 nëntor – 9 dhjetor u dëbuan gjithsej 71 luftëtarë të huaj terroristë në mesin e të cilëve 18 shtetas gjermanë, 11 francezë, 2 belgë, 2 holandezë, një danez, një australian, një anglez, një amerikan, një irlandez dhe terroristë të tjerë me origjina të ndryshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu në deklaratat e bëra në datat e ndryshme ka thënë se “Ne do t’i dëbojmë në vendet e tyre të origjinës terroristët e DAESH-it me çdo kusht. Ne nuk jemi hoteli i DAESH-it” dhe në këtë mënyrë shprehu vendosmërinë e Turqisë për të dëbuar në vendet e tyre të origjinës terroristët e huaj.


