MPJ e Turqisë reagon ndaj deklaratës së Departamentit të SHBA-ve

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar ndaj deklaratës së Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Zëdhënësi i MPJ së Turqisë, Hami Aksoy, lidhur me deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve pas takimit të ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut të tij amerikan, Mike Pompeo, tha se “Deklarata e cila është e qartë se është shkruar para takimit nuk pasqyron përmbajtjen e takimit, madje vërehet se janë përmendur çështje që nuk kanë qenë as në axhendë”.

Aksoy ka dhënë një përgjigje me shkrim në pyetjen në lidhje me deklaratën e Departamenti të Shtetit të SHBA-ve pas takimit të ministrit të Jashtëm, Çavuşoğlu dhe Pompeo-s.

“Deklarata e cila është bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe e cila është e qartë se është shkruar para takimit nuk pasqyron përmbajtjen e takimit, madje vërehet se janë përmendur çështje që nuk kanë qenë as në axhendë. Probleme të ngjashme ka patur edhe në takimet e mëparshme, por është një nevojë e natyrshme e marrëdhënieve të aleancës sonë që deklarata të tilla të bëhen më me kujdes dhe veçanërisht të mos përfshihen çështje të cilat nuk janë pjesë e takimit”, tha Aksoy.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit