MPJ: Nuk ka “Listë të Zezë” që ndalon hyrjen e zyrtarëve të lartë serbë

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar raportimet e mediave serbe për të ashtuquajturën Listë të Zezë dhe ekzistimin e ndonjë vendimi nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, nëpërmjet të së cilës i ndalohet hyrja apo vizitat eventuale në territorin e Republikës së Kosovës zyrtarëve më të lartë të shtetit fqinj – Serbisë.

Përmes një njoftimi MPJ rikujton se për dallim nga praktikat e hartimit të “Listave të Zeza”, dhe “personave të padëshiruar” nga shteti fqinj, që kanë përfshirë, por nuk janë kufizuar vetëm në ndalimin dhe moslejimin e hyrjes në territorin e tyre të sportistëve, artistëve, akademikëve, shtetasve ordiner, që kanë vizituar të afërmit e tyre dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror nga Republika e Kosovës, Institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektive, përcjell lajmi.net.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë, që mediat në shtetin fqinj edhe dy dekada pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme, që burojnë nga politika propaganduese e pushtetit në Serbi, duke shkelur seriozisht parimet themelore të profesionit që tyre për raportimin e lajmeve të vërteta, të sakta, të pavarura, të paanshme dhe profesionale.

Kujtojmë se gazeta beogradase “Novosti” ka publikuar një listë, që sipas tyre, zyrtarëve serb, duke filluar nga kryeministrja Ana Brnabiq, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”, ju ndalohet hyrja në Kosovë./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit