Mr. Qenan ef. Ismaili zgjedhet myfti i Myftinisë së Shkupit

Mos i humb

Shkup, 5 dhjetor – Në mbledhjen e fundit të Myftinisë së Shkupit, veç tjerash janë propozuar edhe kandidatë të mundshëm për postin e myftiut të kësaj Myftinie. Propozimet janë dërguar deri te Rijaseti i BFI në RM, i cili, në mbledhjen e sotshme, unanimisht ka vendosur që për Myfti të Myftinisë së Shkupit të jetë teologu i mirënjohur i Shkupit, Mr. Qenan ef. Ismaili.

Ndryshe, Mr.Qenan Ismaili, është lindur më 17.11.1977 në Shkup ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme medresenë Sh.M.I. “Isa Beu”- Shkup e kreu në vitin 1996 i zgjedhur si nxënës më i mirë i gjeneratës. Në të njëjtën shkollë dha kontribut të veçantë në revistën “Ikre” që botohej nga shoqata e nxënësve të shkollës.

Fakultetin e shkencave islame e kreu në Universitetin “Uludag”, në qytetin Bursa të Turqis, në vitin 2002. Në vitin 2016 magjistroi në drejtimin Menaxhim në resurse njërëzore në Universitetin pēr Turizëm dhe Menaxhment. Nga Janari i vitit 2003 është ligjerues dhe mësues i mësimbesimit pranë xhamisë NUR “Orizare e Poshtme” – Shkup. Efendi Ismaili është autor i mbi 50 ilahi në gjuhën shqipe.

Periodikisht është aktiv edhe në radion dhe televizionin shtetëror me emisionet e veta. Që nga viti shkollor 2012/2013 në Sh.F.“26 Korriku” ligjëron lëndën “Etika e religjioneve”, ndërkohë që ushtron detyrën e zëvendësdrejtorit të kësaj Shkolle. Rijaseti si dhe të gjitha organet dhe institucionet e BFI-së efendi Ismailit i urojnë shëndet dhe mbarësi në punë përgjatë drejtimit të Myftinisë më të madhe në vend./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit