Muhamedi a.s. Pishtari ndriçues

Mos i humb

Titulli: Muhamedi a.s. Pishtari ndriçues
Autor: Bashkim Aliu
Botues: Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion
Për botuesin: Fehim Abazi
Recensent: Dr.Nuredin Ahmeti
Lektor: Mr. Elez Ismaili
Korrektor: Hamdi Iljazi
Redaktura tenike dhe dizajni: Bashkim Mehani
Shtypi: Iliriprint

Nisur nga fakti se ne literaturën shqiptare shumë pak është shkruar rreth biografisë së Pejgamberit alejhis-selam, dhe nevoja e bibliotekës shqipe për një literaturë të këtij lloji, si dhe përgjegjësia jonë ndaj popullatës muslimane, iu rreka të shkruaj faqet e këtij libri duke u mbështetur në All-Ilahun xhel-le shanuhu, me shpresë se ky libër do ta kryejë rolin e tij pozitiv në mjedisin musliman. Jo rastësisht u përcaktova për të shkruar rreth biografisë së Pejgamberit alejhis-selam.

Faktet historike flasin se mësimi i jetës dhe veprës së tij ka qenë prezent ne çdo epokë, që prej sahabëve (shokëve të Pejgamberit alejhis-selam) e deri në ditët e sotme. Jeta e tij paraqet modelin më të mirë të rrugës të cilën duhet ta ndjekin muslimanët. Ajo na paraqitet si edukatore më e denjë e kultivimit të viteve fisnike të qenies njerëzore; ajo paraqet sintezë të shkëlqyeshme të dy elementeve: atij Hyjnor dhe njerëzor. Ajo paraqet shkollën ne të cilën mësuan brezat më të bekuar të këtij ummeti (populli) dhe dolën prej saj kolosët më të mëdhenj të historisë, pasi e morën në te diplomën e përkryerjes se besimit para mësuesit më të madh të të gjitha kohërave – Muhammedit alejhis-selam. Për atë edhe Pejgamberi alejhis-selam tha: “Shekulli nie i mirë është ai në të cilin jetoj unë, pastaj ai që pason “.
Jeta e tij është enciklopedi e tërë, andaj edhe muslimanët në çdo periudhë iu qasën studimit të saj më tepër se çdo lëmie tjetër.

Në të mësuan rregullat e jetës, parimet dhe normat e All-llahut xhel-le shanuhu nga praktika e Pejgamberit alejhis-selam, mënyrën e qeverisjes në shoqëri, politikën e tyre me tjerët dhe moralin e shëndoshë.
Prandaj edhe qëllimi jonë me prezentimin e jetës së kësaj figure madhështore është që të ndikojë ne orientimin e jetës se muslimanit kah e mbara dhe e vërteta. Shembujt dhe fragmentet nga jeta e tij duhet të jene burim frymëzimi për muslimanët.
Si e kuptuan të parët tanë të devotshëm studimin e jetës së Pejgamberit alejhis-selam, ashtu duhet ta kuptojmë edhe ne. Po qe se pas leximit të jetës së tij nuk përjetojmë reformë shpirtërore dhe ideore, por atë e marrim vetëm si kuriozitet dhe krenari se i takojmë fesë së këtij njeriu kaq të madh, ne nuk e kemi kuptuar atë. Peshojë e vetme e dashurisë sonë ndaj Pejgamberit alejhis-selam dhe të kuptuarit tone veprën e tij, është aktiviteti jonë dhe përputhja e qëllimeve dhe veprave me fjalën e All-Ilahut të Madhërishëm dhe rrugën e Pejgamberit të Tij. Çdo mënyrë tjetër e shfaqjes se dashurisë ndaj tij është e gabuar.
Dijeni se nuk është dashuria ndaj Pejgamberit alejhis-selam dhe ndjekja e rrugës se tij vetëm me këndimin e mevludeve, por ajo arrihet pot ë ndjekim rrugën të cilën e trasoi ai.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit