Mungesë dramatike infermierësh në Gjermani

Mos i humb

Namazgjahu, monumenti i parë osman në Prizren

Në Kosovë, dikur nën administrimin e Shtetit Osman dhe tani shtet i pavarur, është e mundur të rastisen monumente osmane në çdo...

Dy Thelpinj Hudhra në Ditë – Tre Përfitime Direkte në Organizëm

Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet. Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet...

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë  rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri...

“Shqipëria investon më pak se askush për kujdesin shëndetësor”, Basha: Edi Rama e la në baltë Shqipërinë. Boll më!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një grafik, ku tregohet se Shqipëria është ndër vendet europiane që investojnë më pak...

Në spitalet gjermane janë shtuar kapacitetet e shtretërve dhe të aparateve të frymëmarrjes për pacientët SARS-CoV-2, por ka mungesa të mëdha infermierësh dhe personeli ndihmës, tha Presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane të Mjekëve të Reanimacionit dhe të Urgjencës, Uwe Janssens.

Sipas tij vetëm aparatet dhe shtretërit nuk mjaftojnë, kur në të gjithë Gjermaninë mungojnë rreth 3500 deri në 4000 punonjës të specializuar në fushën e reanimacionit.

Kryetarja e sindikatës së mjekëve, Marburger Bund, Susanne Johna, mendon se së shpejti mungesa e personelit në spitale do të duket qartazi, sepse “gjashtë deri në nëntë përqind e të infektuarve sot pritet të kenë nevojë për t’u trajtuar në spital brenda dy javësh.” Ajo tha se për çdo pacient të sëmurë rëndë me COVID-10 nevojitet një infermiere në repartin e reanimacionit.

Kurse Presidenti i Shoqatës së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, tha se vërtet mungesa e personelit infermieror është “sfida qendrore nëse numri i pacientëve rritet”, por ajo mund të përballohet me riorganizimin e personelit brenda spitaleve. Sipas tij vetëm një ndër pesë pacientë që shtrohen në spital me korona ka nevojë për trajtim mjekësor intensiv në repartin e reanimacionit.

Përforcim i kufizimeve

Gjithnjë e më shumë zona në Gjermani konsiderohen tanimë si zona rreziku. Në disa rajone janë mbyllur përsëri shkollat dhe kopshtet, si p.sh. në Berchtesgadener Land apo Rottal-Inn në Bavari. Po ashtu shumë zona kanë vendosur edhe mbylljen e restoranteve. Kufizimet vlejnë fillimisht për dhjetë ditë.

Kancelarja Angela Merkel diskuton sot (28.10) me kryeministrat e landeve se si mund të pengohet përhapja e shpejtë e virusit korona. Qeveria federale gjermane dhe disa nga kryeministrat e landeve kanë theksuar vazhdimisht që shkollat, kopshtet dhe ndërmarrjet mundësisht nuk duhet të preken nga një bllokim i dytë. Prandaj fokusi i masave kufizuese tani po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek baret, restorantet, tek vendosja e orëve policore/shtetrrethimeve dhe tek eventet. /DW

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sërish rekord viktimash nga koronavirusi, ndërrojnë jetë 19 pacientë, 846 raste të reja infektimi

Vijojnë shifrat rekord të viktimave dhe infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24...

COVID-19, Turqia në orë policore gjatë fundjavës

Në Turqi ka hyrë në fuqi bllokimi i plotë për fundjavën, si pjesë e masave për të ndaluar një valë të re...

14 viktima dhe 560 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620...

Krivokapiç, kryeministri i qeverisë së re malazeze,Dritan Abazoviç, zv/kryeministër

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç. Dritan Abazoviç, zv/kryeministër Zgjedhja e...

Zvicra përditëson listën e “vendeve me rrezik”, shtohet Maqedonia e Veriut

Zvicra përditësoi listën e “vendeve me rrezik” të kufizimit të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19). Zyra...