Mure për tu mbrojtur nga aksidentet/ Në Bulqizë po i ndërtojnë vetë banorët buzë rrugës së Arbrit

Mos i humb

Banorët e Bulqizës po ndërtojnë vetë mure mbrojtëse në rrugë për të ruajtur shtëpitë dhe veten nga aksidentet.

Në segmentin Bulqizë-Ura e Çerenecit, 17 kilometra i gjatë dhe pjesë e rrugës së Arbrit, prej 10 vjetësh nuk ka asnjë sinjalistikë.

Në dy lagjet e Vajkalit te Bulqizës ndodhin shpesh aksidente që nga shtypja e bagëtive e deri në ngjarje fatale me humbje në njerëz.

Banorët thonë se makinat po u hyjnë dhe në shtëpi siç ndodhi pak javë më parë kur një makinë doli nga rruga pasi drejtuesja humbi kontrollin.

Jetesa pranë kësaj rruge do të ishte më e sigurt për ata nëse ndërtohen mbikalime dhe në kalime dhe nëse merren masa për kufizimin e shpejtësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit