Mustafa: Ata që nuk vodhën u detyruan të largohen nga posti

Mos i humb

Ish kryeministri i Repulikës së Kosovëa, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj shkarkimi të Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, Petrit Gashi, duke e cilësuar si një fakt zhgënjyes pasi që për tre vjet kjo Agjenci është kursyer nga aferat dhe skandalet.

Kështu ka thënë Isa Mustafa në një postim në rrjetin e tij social në ‘facebook’, duke i dal në mbrojtje drejtorit të Agjensionit Kosovarë të Privatizimit, duke thënë se nga Agjencia Kosovare e Privatizimit po detyrohen të largohen ata që ishin të pakorruptueshëm në mënyrë që të hapen rrugët që dikush të pasurohet nga pronat që i takojnë Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Të nderuar miq,

Dje mësova nga mediat se Petrit Gashi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit. Ndërkaq, para disa ditësh anëtarët e këtij bordi, me përjashtim të Petritit, kishin vendosur ta shkarkojnë drejtorin menaxhues të Agjensionit..

Janë mbushur mbi tre vite që Kosova është kursyer nga aferat dhe skandalet në AKP, nga vjedhjet dhe manipulimet. Prandaj ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan as për vete as për të tjerët u detyruan të largohen. Profesor Petrit Gashi, një prej ekonomistëve më të thellë dhe më të spikatur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, i doktoruar në Britani të Madhe, i specializuar në shumë programe në SHBA, largohet, sepse nuk bashkëpunon me krimin.

Është e dhimbshme dhe zhgënjyese që pas një pune sistematike, të suksesshme dhe vënie të rregullit në AKP, drejtuesit e këtij agjensioni të detyrohen të shkarkohen dhe të japin dorëheqje, për të hapur rrugë që dikush të pasurohet nga pronat që i takojnë Kosovës.

Ky është edhe një argument se ky pushtet duhet të shkoj sa më parë. IM

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit