Mustafa: Avokati Kelmendi punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga Serbia

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa,  në 20 vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij Kastrioti dhe Kushtrimi, ka kujtuar ata me dhembje, ndërsa ka shkruar se ata  fillimisht janë rrëmbyer nga pushuesi serb dhe më pas janë pushkatuar.

Mustafa, gjithashtu kujtoi angazhimin e avokatit Kelmendi në denoncimin e krimeve serbe, dhe angazhimin për faljen e gjaqeve në Kosovë.

“Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Ai ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve. Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb. Aktakuzat e para ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe ofrimi i të gjitha fakteve për Tribunalin e Hagës ishte aktivitet i Bajram Kelmendit”, ka shkruar Mustafa në Facebook..

Postimi i plot i Mustafës:

“Sot, po bëhen 20 vite kur regjimi kriminal serb i kidnapoi më pas i ekzekutoi, avokatin më të dalluar të Kosovës Bajram Kelmendin dhe dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Ai ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve.

Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb. Aktakuzat e para ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe ofrimi i të gjitha fakteve për Tribunalin e Hagës ishte aktivitet i Bajram Kelmendit.

Bajram Kelmendi poashtu la gjurmë të pashlyeshme si aktivist dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Familja Kelmendi me veprën sublime dhe aktivitetin e tyre politik dhe atdhetar do të përkujtohen gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së avokatit Bajram Kelmendi. Lavdi për djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit