Mustafa: Bllokimi i KQZ-së nga presidenti Thaçi është i kundërligjshëm

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të kundërligjshëm dhe kundër kushtetutës, bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar qasjen  e presidentit ndaj institucionit të KQZ-së.

Sipas tij, bllokimi i KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi është i kundërligjshëm.

“Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë i Mustafës:

Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.

Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.

Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditesh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive

Ftoj presidentin në emër të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues. IM

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit