
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar institucionet e vendit për sjellje të papërgjegjshme ndaj situatës së krijuar në veri të vendit.
Sipas tij, ky mos reagim i Qeverisë dhe Kuvendit, po e shpërfaqë të vërtetën se kryeparlamentari e kryeministri po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.
“Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës
Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve.
Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen./Kosova Post/


