Mustafa flet për Kryesinë e re të LDK-së: Ka një përbërje që siguron suksese

Mos i humb

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për zgjedhjet e anëtarëve të Kryesisë, ndërsa ka  kujtuar se LDK-ja, nuk është e përçarë dhe as klanore, shkruan Kosova Post.

Tutje shkruan Mustafa në Facebook, se LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen ndërkaq thotë ai, se trumbetuesit për përçarjet janë ata që synojnë dëmtimin e procesin zgjedhor.

Sipas tij, LDK-ja nuk përçahet në asnjë rast.

“Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqija deri edhe te fjalori rrugaç i atyre që këtë e cilësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Të nderuar veprimtarë,

LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen. Për përqarjet trumbetojnë ata që synojnë të na dëmtojnë në procesin zgjedhor.

Nuk përqahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari i Komunës.

Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqia deri edhe te fjalori rrugaq i atyre që këtë e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare.

Jam i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojmë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parashë të vjedhura për ta përqarë LDK-në, por unë nuk rri , nuk punoj dhe nuk shoqërohem me të tillët.

I shpërfilli!

Janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin….

Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese.

Kam besim në qytetarët tanë! IM

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit