Mustafa nuk i bie pishman: Po të kthehesha mbrapa do ta drejtoja njëjtë LDK-në

Mos i humb

Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sërish ka folur rreth dorëheqjes së tij, ndërsa theksoi se këtë e bëri si gjest moral moral dhe jo si akt pendimi.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se po të kthehej edhe njëherë mbrapa do të drejtonte njëjtë LDK-në.

Ai më tej thotë se LDK u ndëshkua se nuk iu nënshtrua propagandës së majtë, dhunës dhe presionit.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Të nderuar qytetarë

Më 15 shkurt të këtij viti e njoftova Kryesinë e LDK-së se pas rezultateve zgjedhore të dt 14 shkurt do t’ia ofroj Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time si Kryetar i LDK-së.

Dorëheqjen si gjest moral, jo si akt i pendimit. Sepse po të kthehesha edhe njëherë mbrapa, njëjtë do ta drejtoja LDK-në. Me orientime zhvillimore, proevropiane, partneritet me SHBA-të, pa skandale dhe të pakorruptuar.

Unë do tu kërkoja falje juve qytetarë dhe veprimtarëve të LDK-së, sikur LDK të penalizohej nga elektorati për qeverisje të korruptuar dhe të padijshme!

Në fakt LDK ka qeverisur pa asnjë skandal. Gjashtë vite kam drejtuar Prishtinën, si kryetar i saj. Më ka akuzuar Vetëvendosja me 72 dosje dhe nuk është vërtetuar se asnjëra prej tyre ka të bëjë me mua. Në ato vite Prishtina ka përjetuar kulmin e saj me shkolla të reja, infrastrukturë, sheshe e rrugë, gjelbërim, terrene sportive…. me fillimin e fabrikës së ujit dhe të ngrohjes së qytetit.

Kam qenë gati tre vjet Kryeministër i vendit dhe qeveria ime nuk ka pasur asnjë skandal dhe veprim korruptiv. Kosova ka përjetuar rritjen ekonomike nga 2 sa e trashëguam në 4 përqind që e vazhdon edhe tani, është përkrahur sektori privat i bizneseve, është nënshkruar Marrëveshja e parë kontraktuale me me BE-në, ajo e Stabilizim Asocimit, kishim plotësuar 93 kritere për liberalizim të vizave nga 95 sosh.

Qeveria Hoti, ka sanuar relacionet e prishura me SHBA nga Qeveria Kurti si dhe relacionet me BE, të shkatërruara nga qeveria Kurti dhe Haradinaj, ka nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ka menaxhuar me sukses Pandeminë Covid-19 si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.

Unë do të isha i lehtësuar po ta dija se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit