Mustafa: Ushtria do të jetë fitore për Kosovën dhe SHBA-në

Mos i humb

Udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se themelimi i ushtrisë së Kosovës, që nisi të mërkurën me proceduarat parlamentare, “do të jetë një fitore e rëndësishme për Kosovën, por edhe për Shtetet e Bashkuara, të cilat e përkrahën këtë proces”.

Mustafa, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, tha se FSK-ja, si ushtri e vendit, meriton përkrahjen e të gjithëve, në mënyrë që “të bëhet pjesë e NATO-s”.

Ai shkruan ne FB:

Themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve, të cilat e përkrahën këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne. FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit