Myftiu i Shkodrës me COVID, kryebashkiakja Ademi jep detaje për gjendjen shëndetësore

Mos i humb

Prej gati 10 ditësh Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Më datë 14 nëntor ai është dërguar drejt Turqisë për trajtim mjekësor.

Ditën e sotme ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Myftiut Sytari.

Ademi ndan me qytetarët lajmin e mirë se gjendja shëndetësore e Sytarit është përmirësuar.

“Beteja me COVID nuk është e pamundur. Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për shëndetin e Myftisë tonë të nderuar, Imam Muhamed Sytari i cili është përmirësuar.

Mbetemi me shpresë në rikthimin e shpejtë të tij në Shkodër pranë familjes dhe komunitetit së bashku me babain e tij. Me besim dhe shpresë lutemi për çdo shqiptar që po lufton me COVID-19″, shkruan Voltana Ademi.

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari disa ditë më parë i është drejtuar me një mesazh nga Ankaraja shqiptarëve . Përmes një postimi në Facebook ai bëri thirrje për të pasur vëmendje për hir të fëmijëve dhe familjes.

Lidhur me infektimin e Sytarit, edhe presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fademi.voltana%2Fposts%2F2787741291473580&width=500
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit