Nafta e papërpunuar fillon javën me çmim më të lartë

Mos i humb

 

Çmimet e naftës së papërpunuar në tregun ndërkombëtar kanë shënuar një rritje të hënën, në hapje të javës së tregtimit, ku marka Brent tashmë tregtohet me 76.78 dollarë për fuçi, ndërkohë që nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 70.44 dollarë për fuçi.

Të premten, nafta Brent shitej me 73.28 dollarë për fuçi, ndërsa nafta WTI 71.38 dollarë.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, dhe “vendosja e sanksioneve ndaj Iranit”, vazhdon të ndikojë në çmimin e naftës së papërpunuar.

Ekspertët pohojnë se njoftimi amerikan për sanksione ndaj Iranit, mund të ulë nivelin e investimeve të huaja, që mund të shoqërohet me një ulje të prodhimit në sektorit energjetik të Iranit, dhe si rrjedhojë edhe në prodhimin dhe eksportet e naftës.

Megjithatë, Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Arabia Saudite pritet të stabilizojnë tregun ndërkombëtar të naftës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit