Naftëtarët 12 ditë grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore. Kreu i Sindikatës dy herë në spital për probleme me zemrën

Mos i humb

Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve grevistë të Mallakastrës.

Mësohet se gjatë natës ka shkuar dy herë në spitalin e Mallakastrës kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj që ka pësuar dy goditje në zemër.

Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës.

Aktualisht Dautaj ndodhet në spital por do t’i rikthehet mjediseve të grevës.

Në gjendje të vështirë shëndetësore ndodhen edhe 9 grevistët e tjerë të urisë të cilët vazhdojnë të jenë të ngujuar në mjediset e qendrës shëndetësorë të uzinës.

Ata kanë deklaruar se greva e tyre nuk do të ndalet dhe përgjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë reagim për zgjidhjen e situatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit