NATO është e gatshme të mbështesë qeverinë e Tripolit

Mos i humb

Në një intervistë për “La Repubblica”, një prej gazetave me tirazh të lartë të Italisë, Stoltenberg përmendi zhvillimet rajonale në Mesdhe nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Ndaj pyetjes se Siria dhe Libia po zbatojnë agjendën e tyre në Mesdhe pavarësisht se Turqia është anëtare e NATO-s, Stoltenberg, u përgjigj: “Në NATO jemi 30 partnerë dhe mund të kemi pozicione të ndryshme në shumë çështje, por Ankaraja është një aleate e rëndësishme. Në Libi dhe në Siri mbështesim përpjekjet e OKB-së për arritjen e një marrëveshjeje të paqes. Në Libi ka një embargo të armëve që duhet ta zbatojnë të gjitha palët.

Kjo nuk nënkupton që forcat e qeverisë së Fayez al-Sarraj që njihet nga OKB-ja të trajtohen të njëjtë me forcat e Haftarit. Për këtë arsye NATO është e gatshme të mbështesë qeverinë e Tripolit”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh ndër të tjera se “Rusia dhe Kina kanë kryer dezinformime dhe propagandë masive për të shtrembëruar të vërtetën si me qeveritë ashtu edhe me aktorët joqeveritarë mbi koronavirusin lidhur me çështjen e ndihmave të kryera për Italinë”.

Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse ka qenë apo jo një gabim që kryeministri italian Giuseppe Conte ka pranuar ndihmën e Rusisë, Stoltenberg, tha se ata kaluan në veprim NATO-n dhe se aleatët kanë bërë shumë gjëra për të ndihmuar njëri-tjetrin, ndërkohë që vendimi për ndihmat i përket qeverive. Stoltenberg shtoi se është e rëndësishme që këto ndihma të mos përdoren për dezinformime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit