NATO mesazh mbështetës Turqisë

Mos i humb

Nga NATO, në lidhje me Operacionin “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) e filluan në Afrin të Sirisë, e pushtuar nga organizata terroriste PYD/PKK, thuhet se “Të gjitha vendet kanë të drejtën e vetëmbrojtjes”.

Një zyrtar i NATO-s në deklaratën për AA duke theksuar se Turqia gjendet në një rajon të paqëndrueshëm dhe ka pësuar dëme serioze nga terrorizmi tha se, “Të gjitha vendet kanë të drejtën e vetëmbrojtjes. Është e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrë proporcionale dhe përmbajtur”.

Zyrtari më tej duke rikujtuar se NATO është anëtare e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it, por nuk ka një prani në Siri, theksoi se Turqia ka informuar aleatët të NATO-s në lidhje me operacionin.

Ai gjithashtu theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është në kontakt të ngushtë me zyrtarët e Turqisë dhe rikujtoi se Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonik me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ditën e martë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit