NATO, thirrje SHBA për të shpëtuar marrëveshjen e çarmatimit me Rusinë

Mos i humb

Anëtarët europianë të NATO-s i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të nxisin Rusinë për respektim të marrëveshjet për çarmatimin- INF dhe që të shmangin një përçarje të Aleancës në këtë rast, të cilën Moska mund ta përdorë për interes të saj në këtë moment, për këtë çështje delikate.

Kjo është diskutuaar në një takimin me dyer të mbyllura në selinë e NATO-s, ku kanë qenë përfaqësues të Pentagonit, Departamentit të  Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kanë qenë këta të fundit të cilët kanë kumtuar te aleatët europianë vendimin e presidentit Trump për të dalë nga Marrëveshja e nënshkruar në vitin 1987, nga presidentët e atëhershëm Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaçov.

“Aleatët po bëjnë përpjekjen e fundit për të shmangur tërheqjen amerikane”, tha një diplomat i NATO-s në kushte anonimiteti për shkak të natyrës konfidenciale të takimit.

“Askush nuk e vë në dyshim faktin se Rusia shkel marrëveshjen, por tërheqja e Shteteve të Bashkuara mund të lehtësojë Moskën për të na fajësuar për shkelje të kësaj marrëveshjeje historike”, tha një tjetër diplomat.

NATO nuk ka komentuar zyrtarisht mbi rezultatet e takimit, por tha se aleatët kanë arritur në përfundimin rreth “pasojave që sjellja destabilizuese e Rusisë ka mbi sigurinë europiane”.

 “Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të këshillojnë për këtë çështje të rëndësishme”, shtoi deklarata.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më parë këtë javë akuzoi Rusinë për shkelje të marrëveshjes duke zhvilluar raketa SSC-8, të njohura edhe nën emrin e Novator 9M729. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit