Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-së qëndroi sot në Leposaviç, ku vizitoi edhe minierat e Trepçës.
KFOR-i së fundi ka realizuar një video kushtuar Minierës së Trepçës, por ku edhe ka përmendur angazhimin e NATO-s si dhe tensionet etnike në veri të Kosovës.
“Miniera e Trepçës është motori ekonomik i Kosovës Veriore pasi jep zink dhe argjend dhe ka të punësuar dy mijë persona”, thuhet në video.
“Megjithatë, në këtë zonë tensionet etnike vazhdojnë. NATO është e angazhuar në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.
“Trupat e kampit Nothing Hill të NATO-s sjellin siguri duke ndihmuar që Kosova të piqet dhe të evoluojë”.
Në këto pamje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë është përfshirë edhe vizita e djeshme e komandantit të Forcave të Bashkuara të NATO-së, admiralit James Foggo./Kosova Post/