Ndarja e Kosovës, SHBA e paqartë

Mos i humb

Pavarësisht se ditëve të fundit ka pasur deklarime të shumta rreth opsionit të ndarjes së Kosovës ose të shkëmbimit të territoreve me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka vendosur të mos deklarohet rreth këtij opsioni.

Zyrtarët e Ambasadës në fjalë në një deklarim për gazetën “Zëri” kanë ripërsëritur deklaratën e ambasadorit Greg Delawie, i cili ditë më parë tha se “Kosova duhet të gjejë se cilat janë qëllimet e saj dhe të përpiqet të arrijë një konsensus rreth tyre”.

Për këtë temë të enjten në një konferencë për media foli edhe presidenti Thaçi, i cili tha se çështja e Luginës së Preshevës mund të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel, çka një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës, të cilët pas takimit me Thaçin vlerësuan se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

Por përfaqësuesit e opozitës kosovare kanë thënë se në asnjë formë nuk duhet të cenohet integriteti territorial i Kosovës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit