Ndarja nga jeta e Kosta Grillos, Basha: Falë zërit të tij, sportdashësit njohën emocionet e fushës së gjelbër

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 59-vjeçare.

Teksa e cilëson këtë një lajm të trishtë për sportdashësit, kryedemokrati Basha shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

“Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19.

Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit