“Ndërprerja e ndihmave nga SHBA-ja nuk ka ndikuar në punimet e UNRWA-së”

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad al-Maliki, është shprehur se vendimi i SHBA-ve për ndërprerjen e ndihmave financiare ndaj Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), nuk ka ndikuar në punimet e saj.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Maliki ka bërë të ditur se rritja e kontributeve të ofruara nga shumë vende të botës, kryesisht nga Turqia, ka ndihmuar që agjencia të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saj.

Sipas tij, pas vendimit të SHBA-ve, Qeveria e Palestinës ka treguar përpjekje të mëdha për të siguruar financime të mjaftueshme për UNRWA-në, dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka vendosur të krijojë një fondacion fondesh që UNRWA të vazhdojë aktivitetet e saj.

“Normalizimi me Izraelin”

Pasi ka përgënjeshtruar lajmet e dala në shtyp në lidhje se vendet arabe dhe Izraeli janë në një proces normalizimi, Maliki ka mbrojtur idenë e tij se asnjë vend i botës arabe nuk do të ndërmarrë një marrëdhënie të tillë me një shtet pushtues.

Vendet arabe i qëndrojnë vendimit në vitin 2002 për të mos kaluar në marrëdhënie normale me Izraelin, tha Maliki, i cili ka shtuar se kjo mund të ndryshojë vetëm nëse Izraeli largohet nga territoret që ka pushtuar.

Ministri i Jashtëm palestinez theksoi se nuk do të thotë normalizim fakti që ministrat e jashtëm të disa vendeve arabe u ndodhën krah për krah me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në konferencën e zhvilluar në Varshavë më 13-14 shkurt.

Maliki u shpreh se kushti themelor për normalizimin është themelimi i shtetit të pavarur të Palestinës në kufijtë e viti 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor.

Ndërkohë Maliki duke përmendur se Amerika pa përjashtim favorizon Izraelin dhe duke kritikuar këtë situatë, thase , “Nuk mund të bëhet fjalë për asnjë prani të SHBA-ve në procesin e paqes”.

Gjithashtu ai i ka cilësuar si “armiqësore qëndrimet” e SHBA-ve për të mbyllur përfaqësinë e misionit në Uashington, shpalljen e Kudsit si kryeqytetin e Izraelit dhe miratimin e vendimeve anti-palestineze në Kongres.

“Në çështjen e Palestinës nuk do të përkulemi përballë asnjë presioni”

Ministri Maliki ka vlerësuar edhe kritikën e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili ka deklaruar se “ka edhe vende arabe që duke u frikësuar nga Amerika ushtrojnë presion që ‘mos të nxirret shumë zëri’ për Jordaninë dhe Palestinën”.

“Nuk pranojmë asnjë kërkesë që është në drejtimin që ne të ulim zërin në çështjen për mbrojtjen e Kudsit. Hebrenizimi i Kudsit është vija e kuqe e Qeverisë Palestineze. Pavarësisht nëse ai vjen nga vendet arabe apo islamike ose nga Perëndimi apo Shtetet e Bashkuara, nuk do të përkulemi përballë asnjë presioni mbi Palestinën. Mbrojtja e vlerave islame në Kuds, mbrojtja e këtyre vlerave të shenjta është detyra jonë në emër të Islamit dhe ummetit arab. Ne e kryejmë këtë detyrë, pa asnjë rezervë pavarësisht burimit të saj”, tha Maliki.

Gjykimi i Izraelit në gjykatat ndërkombëtare

Në lidhe me ndërprerjen e pagesave nga Izraeli duke konfiskuar taksat e palestinezëve, Maliki ka bërë të ditur se këtë çështje do ta dërgojnë në gjyqësorin ndërkombëtar, dhe këto praktika Maliki i ka cilësuar si “vjedhje” dhe “plaçkitje e pasurinë së popullit palestinez”.

“Për shkak të kësaj situate, do të detyrohen të aplikojnë praktika të tilla si ndërprerja e pagave të nëpunësve civilë”, tha Maliki, duke njoftuar se administrata palestineze do të mbetet në një situatë të vështirë financiare.

Ndër të tjera Maliki ka shtuar se në asnjë rast nuk do të ketë ndërprerje nga pagesat financiare për familjet e dëshmorëve.

Qeveria e Palestinës ndjek nga afër procesin e nevojshëm për gjykimin e Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe për fillimin e një hetimi zyrtar kundër tij, ka njoftuar Maliki, duke bërë të ditur se vendi i tij po kryen përpjekje të mëdha që Izraeli të ndëshkohet për krimet që ka kryer kundër njerëzimit në Gaza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit