Ndërpritet prej temperaturave të larta vaksinimi te sheshi “Skënderbej”, pritet të rinis pasdite

Mos i humb

Është ndërprerë procesi i vaksinimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Mësohet se shkak janë bërë temperaturat e larta ndërsa procesi pritet të rinis pasdite, rreth orës 16:30.

Në vendin tonë janë rikthyer temperaturat “përvëluese”, që ka bërë që sheshi “Skënderbej” të boshatiset në mesditë pasi qytetarët nuk kanë pranuar të vaksinohen.

Rikutojmë se javën e kaluar, në kuadër të javës së parë të hapur janë bërë 75 mijë vaksinime sipas shifrave të bëra publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë bërë thirrje për vaksinim masiv, kjo edhe për shkak se në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para me variantin “Delta” të koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit