Ndërron jetë kryeministri i Eswatini, i pari lider botëror në detyrë që vdes nga COVID-19

Mos i humb

Kryeministri i Eswatini, Ambrose Dlamini është bërë i pari lider botëror në detyrë që vdes nga COVID-19.

Dlamini ndërroi jetë 4 javë pasi ishte infektuar me COVID-19 teksa u transferua në Afrikën e Jugut ku u shtrua në spital.

Dlamini ishte kryeministër i Eswatini ose quajtur ndryshe Swaziland që nga tetori i 2018. Shumë lidera botërorë e figura të shquara kanë ndërruar jetë prej COVID-19, por nuk kanë qenë në detyrë, kurse Dlamini tashmë me vdekjen e tij në moshën 52-vjeçare ka lënë vakant postin e kryeministrit në Eswatini.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit