Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

Mos i humb

ITALI- Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ish- kryeministri Italian Silvio Berlusconi.

Silvio Berluskoni vdiq në spitalin San Raffaele në Milano.

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.

Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie. Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit.

E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua.

Në  fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale” .

Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit