Ndërtimi te Garda, PD: Tallje me qytetarët, po betonizohet çdo hapësirë

Mos i humb

Kreu i FRPD-së, njëkohësisht deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar ndërtimin e pallateve që kanë nisur tek Garda e Republikës.

Këlliçi është shprehur se kjo është një tallje me qytetarët.

Sipas tij Rama dhe Veliaj po betonizojnë çdo hapësirë publike.

Deklarata e Belind Këlliçit:

Të gjithë e mbajnë mend se si erdhi Erion Veliaj në krye të bashkisë Tiranë 6 vite më parë.

Me premtimin e tij të famshëm për zero leje ndërtimi dhe për faktin se ai donte të mbahej mend si i vetmi kryetar bashkie që do të ndërtonte më shumë parqe e lulishte në kryeqytet.

Të gjithë e mbani mend një reformë të ashtuquajtur “Reformën e Gardës së Republikës” që ka nisur në vitin 2013 dhe qytetarët shpesh pyesin çfarë është kjo reformë, çfarë është ky plan. Ky plan u konkretizua pikërisht në vitin 2015 me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë Tiranë.

Erion Veliaj i gatshëm për të betonizuar me çdo kusht parkun e liqenit për të çimentuar pushtetin korruptiv të shefit të tij Edi Rama.

Erion Veliaj ishte ai që kërkoi votën e kryeqytetasve, po e themi edhe njëherë me një premtim: zero leje ndërtimi dhe vetëm parqe e lulishte. Ky rezultoi të ishte mashtrimi më i madh dhe i paskrupullt që u bë plot 1 milionë banorëve të kryeqytetit të Tiranës.

1400 metra katrorë është një thelë e madhe për të kënaqur shokët e biznesit.

Këtu do të shkulen katër institucione që do të mbillen kulla. Këtu do të shkulen Garda e Republikës, Policia Shkencore, Vetingu i policisë si dhe Autoriteti i Dosjeve për të ndërtuar një hotel 14-katësh. Me Reformën e Gardës të gjithë pronat që administrohen prej saj i kalojnë në pronësi bashkisë Tiranë.

Që bashkia Tiranë të bëjë me to çfarë?

Çfarë mund të bëje bashkia dhe Erion Veliaj me këto troje? Parqe dhe lulishte?

Parkingje publike? Kënde lojërash apo hapësira rekreative?

Absolutisht jo!

Asnjërën prej tyre. As që i shkon ndërmend Erion betonit për nevoja emergjente të kryeqytetit Për më shumë ajër, për më shumë oksigjen, për më shumë gjelbërim e rekreacion sepse ortakët presin lejet e ndërtimit, presin lejen e tij, duan truall në zonë ekskluzive, në qendër të Tiranës sepse këtu apartamentet mund të shiten shumë më shtrenjtë, hapësirat mund të jepen me qere me çmime marramendëse.

Prandaj është Erion Veliaj në krye të bashkisë Tiranë që ta kuptojnë qytetarët.

Për të hedhur firmën sepse atë zanat ka. Ju e keni parqe se si ai e fton median kur mbjell një pemë, me një fidanë dorë dhe 100 kamera dhe aparate fotografike në një qytet ku mbillet beton dhe kulla.

Unë e kuptoj që mbjellja e një peme është me të vërtetë sensacion dhe përbën lajm në një qytet ku çdo ditë betonizohet çdo lagje e këtij qyteti dhe çdo hapësire publike.

Ky lavazh truri duhet të marrë fund njëherë e mirë.

Kjo tallje me inteligjencën e qytetarëve duhet të marrë fund sa më shpejt.

Që ta kuptoni realitetin ja ku i keni pemët e Erion veliajt. Kanë shkuar tashmë 9-të kate të larta pemët, ja ku e keni pyllin orbital që do të ndërtojë Erion Veliaj plot 14 kate beton. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit