“Ndotësi paguan”! Kumbaro vjen e përgatitur në mbledhjen me kryetarët e bashkive, u tregon me foto ndotjen në qytetet e vendit

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro po zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar rreth ndotjes dhe menaxhimit të mbetjeve në vend, që janë detyrë e pushtetit vendor.

Ministrja Kumbaro tha se situata aktuale është shumë më mirë se ajo që kemi gjetur 8 vite më parë, por ka ende shume për të bërë.

“Harrojmë si e morëm situatën para 8 viteve. Rreth 15% e mbetjeve në vitin 2013 hidheshin në kosh, të tjerat vend e pa vend. Nga këto, referuar INSTAT vetëm 16% ricikloheshin. 8 vite më pas, prapë sipas INSTAT, 82% e mbetjeve hidhen në kosh, 62% depozitohen në landfill ose impiante të trajtimit të mbetjeve

Në vitin 2013, ishin dy pika fundore, Bushati dhe Sharra në 2013. Sot kemi 6 impiante trajtimi.

Më parë, menaxhimi i mbetjeve nuk ishte fare çështje prioritetesh. Kemi trashëguar një situatë kaotike. Pa folur që, sa herë fryheshin lumenjtë dhe përrenjtë, plehrat shkonin në det. Dhe tani vazhdon por situata ka shumë ndryshim”.

Kumbaro thekson se duhet një plan i mirë nga bashkitë, për të ditur sa na kushtojnë mbetjet:

“Kësaj problematike i shtohet mos mbledhja e tarifave të pastrimit të komunitet Këshilli i Ministrave në vitin e fundit ka marrë 2 vendime të rëndësishme, që secili nga ju i ka marrë: Kostot dhe tarifat e mbetjeve dhe Metodologjia e përllogaritjes së të dhënave.

Ndotësi paguan dhe ne duhet të kemi hesapet tona sa paguan, si paguan, kush paguan. Administrimi i mbetjeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkive, por pasojat janë e të gjithë qytetarëve. Kemi ardhur këtë për të vrarë mendjen.

Tashmë është realitet landfilli i Selenicës, Elbasanit, po planifikohet inceneratori i Fierit dhe Tiranës. Katastrofë në Porto Romano është zgjidhur, nga një vendgrumbullim plehrash tani është një park i bukur. Po ashtu në Berat, Kuçovë, po vazhdojmë me Këlcyrën dhe Prrenjasin”.

Ministrja tregoi me foto si hidhen mbetjet jashtë koshave dhe në zona periferike, madje tha se në disa raste, vetë kryebashkiakët urdhërojnë për djegien e koshave kur mbushen me plehra. Kumbaro thotë se që nga dita që ka marrë detyrën, ajo dhe gjithë stafi janë në terren dhe theksoi se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit