Ndotja e ajrit shkakton rreth 900 vdekje të parakohshme, fëmijët janë më të rrezikuar

Mos i humb

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme. Pavarësisht raportimeve që ndotja e ajrit ndikon negativisht në shëndetin e njeriut, vlerësohet se Kosova ende nuk ka ndonjë strategji për përmirësimin e ajrit.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik, 605 raste të pranuara në spital dhe 11.900 vizita emergjente në çdo vit.

E ata që rrezikohen më së shumti nga kjo ndotje janë fëmijët, të cilët ballafaqohen edhe me probleme të shumta shëndetësore.

Hulumtuesja në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Bukurezë Surdulli, ka thënë për “Zërin” se ekspozimi në ajër të ndotur ndikon negativisht në zhvillimin e trurit te fëmijët, në kujtesën e në përvetësimin e shkathtësive.

Sipas saj, përveç fëmijëve ndotja e ajrit mund të shkaktojë dëme të mëdha edhe te gratë shtatzëna, të cilave mund t’u shkaktojë abort, lindje të parakohshme ose peshë të ulët të fëmijës së sapolindur.

“Studimet e fundit tregojnë se personat që kanë qenë më të ekspozuar gjatë fëmijërisë së tyre në ajër të ndotur kanë prirje për të pasur ngecje në zhvillimin fiziko-psikologjik gjatë jetës së tyre. Konkretisht, ekspozimi në ajër të ndotur ndikon në mënyrë negative në zhvillimin e trurit të fëmijës, në kujtesën, në bashkëveprimet sociale dhe në përvetësimin e shkathtësive në përgjithësi. Kjo automatikisht vë në disavantazh fëmijët që rriten në mjedise të tilla. Përveç fëmijëve, ndotja e ajrit mund të shkaktojë dëme të mëdha edhe te gratë shtatzëna”, ka bërë të ditur ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit