Ndryshimet e paketës së re fiskale për vitin 2022 nuk janë mirëpritur nga grupi interesit në sektorin e bujqësisë.
Edhe pse prodhuesit dhe eksportuesit e fruta perimeve janë ulur disa herë në tavolinë me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë dhe të ministrisë së ekonomisë, për të mos miratuar heqjen e TVSH-së të rimbursueshme nga 6% në 0%, deri më tani nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët.
Për këtë arsye grupi interesit ka kërkuar që kjo qeveri të aplikoj 6 kërkesa që sipas tyre do të ndikojnë në rimëkëmbjen e bujqësisë shqiptare.
Eduart Sharka: “Kërkesa e parë: të subvencionet direkte fermeri jo më pak se 10 Lekë për kilogram, të pasqyruar në faturë tatimore. Kërkesa e dytë: eksportuesit kërkojnë 3 lekë të reja për kilogram, të jepen direkt nga drejtoria e doganave pa procedura burokratike. Kërkesa e tretë: barazimi i TVSH-së shitje me TVSH-në e blerjes. Pika e katërt masa e planifikuar në paketën fiskale për vitin 2022 për të shtuar 10% TVSH-në e imputeve bujqësore të pezullohet. Kërkesa e pestë: qeveria të marrë masa për të kontrolluar cilësinë e produkteve bujqësore, të ngrejë laboratore të akredituara të cilat të jenë të aksesueshme nga kush do. Pika e gjashtë: të rregullohet me ligj marrëdhëniet tregtare në sektorin e bujqësisë midis fermerit dhe tregtarëve të këqinj të cilët nuk paguajnë faturën në kohë. “
Nëse ndryshimet e paketës së re fiskale do të miratohen, eksportuesit, prodhuesit dhe fermerët thonë që nuk do të ndalen së kërkuari të drejtën e tyre.


