Ndryshimet për Specialen në Kuvend, qytetarët protestojnë për miratimin

Mos i humb

Qytetarë të shumtë po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, ndërsa mbahet sot seanca plenare, duke kërkuar nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Protestuesit janë mbledhur para objektit të Kuvendit në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, duke kundërshtuar vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK.

Ata po mbajnë pankarta dhe po u bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë projektligjin.

Ndërkohë, në Kuvend po zhvillohet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, ku po shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit