Ndryshojnë rregullat e aplikimit për vizë pune në Gjermani, ambasada: Çfarë duhet të dini

Mos i humb

Si pasojë e fluksit të lartë të aplikimeve për vizë pune në Gjermani, ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar ndryshimet e bëra në procedurën e caktimit të takimeve. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada lajmëron se oraret do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme me short.

Të reja në Rregulloren për Ballkanin Perëndimor: Ndryshim në procedurën e caktimit të takimeve. Për shkak të kërkesës tejet të lartë për orare aplikimi për vizë me qëllim punësimin sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila e tejkalon ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion, dhe me qëllim sigurimin e mundësive të barabarta për një orar aplikimi, që prej dhjetorit 2021 këto orare do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme shorti. Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit. Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e disa personave”, njofton ambasada.

Lutemi të regjistroheni vetë dhe me qetësi për procedurën e shortit dhe bëni shumë kujdes në hedhjen korrekte të të dhënave tuaja, shkruan ndërkaq ambasada.

Informacione të rëndësishme:

Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen.

Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur.

Kalimi i orarit të aplikimit tek një person tjetër nuk lejohet.

Regjistrimi i mëhershëm nuk ka përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.

Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjensive) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.

Ambasada nuk cakton takime esktra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit