Në 24 orë mbi 43 mijë pozitivë në SHBA…Rritet numri i të prekurve në Gjermani

Mos i humb

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid është rritur në më shumë se 24 milion e 180 mijë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve prej infeksionit që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 825 711persona që kanë humbur jetën.

Grafikun e pandemisë vazhdon ta kryesojë SHBA-ja, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

Midis dje dhe sot, në SHBA janë regjistruar 43,459 raste të reja të koronavirusit, për një total prej 5 më shumë se 5.8 milionë njerëz të prekur nga Covid-19.

Vdekjet në 24 orët e fundit ishin 1199, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është rritur në 179 725.

Në Gjermani në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve ka patur 1507 raste të reja Covid që e kanë rritur në 237 936 totalin e të prekurve. Me 5 vdekjet e fundit totali I viktimave prej pandemisë ka shkuar në 9229

Koreja e Jugut ka vazhduar të regjistrojë rritje të infeksioneve të reja, duke iu afruar niveleve të gjashtë muajve të fundit. Për herë të parë që nga muaji mars, të identifikuarit e rinj më Covid kanë arritur në 483.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit