Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, tha sot gjatë një takimi me qytetarët, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri, njëherësh kryetar i PS, Edi Rama se, “ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë për Gjirokastrën tonë”.
“Para 4 vitesh u dhashë besën se nuk do t’ju zhgënjeja, jam sot me kokën lart para jush dhe para PS që më dha një mandat të dytë. Në 4 vite të vështira ia kemi dalë me punë, me vepra konkrete.
Edhe mund të kemi gabuar, por as demokrati më fanatik nuk mund të thotë se ne kemi fjetur gjumë. Ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë për Gjirokastrën tonë”, tha ai.
Golemi u shpreh se, “nga sot, deri në 14 maj, kemi një sfidë, sfida jonë nuk është fitorja se e kemi të garantuar, sfida jonë është t’i kthejmë pas me votë mbështetjen tonë kapitenit Edi Rama”.


