Në Aeroportin e Cyrihut, 89% më pak pasagjerë gjatë nëntorit

Mos i humb

Qarkullimi në Aeroportin e Cyrihut ka pësuar mjaft shumë edhe nga vala e dytë e koronavirusit, në nëntor.

Pasi numri i pasagjerëve kishte rënë në shtator dhe tetor, rënia e tij krahasuar me vitin 2019 u bë edhe më e ashpër në nëntorin tradicionalisht të dobët, shkruan srf.ch.

Krahasuar me muajin e tetorit, numri i udhëtarëve të trajtuar në këtë aeroport, praktikisht është përgjysmuar.

Në nëntor, përmes Aeroportit të Cyrihut kanë fluturuar 245.187 pasagjerë, ka njoftuar të enjten operatori i aeroportit.

Kjo ishte 89 për qind më pak se në nëntor të vitit të kaluar.

Trendi në rënie është përshpejtuar përsëri me një ritëm të theksuar krahasuar me dy muajt e mëparshëm.

Aeroporti i Cyrihut është më i madhi në vend, gjegjësisht më i madh se dy aeroportet tjera ndërkombëtare (Gjeneva dhe Bazeli) së bashku.

Ai konsiderohet si porta më e madhe për qarkullimin e udhëtarëve në Zvicër dhe nga Zvicra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit