Në Bernë, skaneri më i shpejtë dhe më i detajuar në botë

Mos i humb

Skaneri më i shpejtë në botë me trup të plotë u ndez në Bernë të Zvicrës.

Sipas Inselspital të Universitetit Bern, skaneri hap dimensione të reja në hulumtime, diagnostikime dhe planifikime terapie.

Skanuesi më i shpejtë në gjithë botën PET / CT i të gjithë trupit ka hyrë në veprim në Inselspital të Universitetit të Bernës, transmeton tutje albinfo.ch.

“Skanuesi i ri PET / CT, i cili po hyn në veprim në departamentin e mjekësisë bërthamore, është një moment historik i vërtetë”, tha mjeku i departamentit Axel Rominger në një deklaratë të mërkurën.

“Me një fushë shikimi të shtrirë mbi 106 cm, tani është e mundur të prodhohen imazhe PET / CT të të gjithë kokës dhe bustit me një lëvizje.

Kjo do të thotë që, për herë të parë, mund të prodhohen imazhe aktuale 4D të një pjese të madhe të trupit”.

Skanuesit e sotëm PET kombinohen me një tomograf kompjuterik (CT), i cili mund të vizualizojë struktura anatomike, të tilla si kockat dhe indet, duke bërë të mundur që sinjali PET të vendoset saktësisht në trup. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit