Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi

Mos i humb

Italia masa të reja për festat e fundvitit, mbyllen hotelet dhe ndalohen udhëtimet, përjashtohen të moshuarit

ITALI- Qeveria italiane vendosi të mbyll hotelet dhe vendpushimet në të gjithë vendin nga data 20 dhjetor deri më datë 10 janar.

Navalny i kërkon BE të sanksionojë oligarkët rusë

Navalny tha se nuk është i pari apo i fundit në Rusi që helmohet ose vritet. "Pyetja kryesore që...

Lufta ndaj COVID-19, Biden: Të angazhohemi përsëri, e kemi me virusin, jo me njëri-tjetrin

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që “të dyfishojnë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftë” kundër koronavirusit.

Pse aroma natyrale e trupit tonë, ndryshon me kalimin e viteve

Një eksperiment tregon se ne jemi në gjendje të identifikojmë moshën e njerëzve vetëm nga aroma e tyre. Ka një sërë arsyesh...

Në Bruksel sot do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i sotëm mbahet me ftesë të Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar gjatë së mërkurës për në Bruksel, ku sot pritet edhe të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia.

Në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”, kështu kanë bërë të ditur dje nga zyra e kryeministrit.

Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në këtë takimi, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

Për të cilin takim kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ekipi kosovar është i kompletuar dhe i përgatitur për të diskutuar obligimet financiare.

“Nesër në Bruksel shkojmë me vlerësimet tona sa i përket obligimeve financiare. Pala serbe e ka sjell edhe atë temë, ndërkohë ekipi jonë është i përgatitur, një ekip shumë e kompletuar që merr pjesë atje”, deklaroi dje kryeministri Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e...

SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur...

Picë e Pjekur në Tigan – Si Ta Përgatisni Plot Shije Vetë Në Shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme. Kjo recetë kërkon...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës jep afatin, vendimi për fatin e qeverisë Hoti merret pas 7 dhjetorit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka përfunduar mbledhjen e saj për rastin e deputetit Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar...

“Nëse SHBA ndërhyn për sulm…”, Irani kërcënon se do të kundërpërgjigjet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin...