Në emër të lobimit, ende askush nuk po i heton keqpërdorimet me miliona

Mos i humb

Komisioni Hetimor Parlamentar ka gjetur keqpërdorim në milionat për lobim.

Kontratat milionëshe në emër të lobimit ende nuk janë duke u hetuar nga Prokuroria.

Askush nuk po i heton kontratat milionëshe në emër

Në emër të lobimit, askush nuk po i heton kontratat milionësheKomisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës ka hartuar një raporti i cili mund t’i hyjë në punë Prokurorisë.

Ky raport ka vënë llupën mbi paratë që Presidenca dhe Qeveria i kanë shpenzuar në emër të lobimit për shtetin.Mirëpo, Prokuroria ende nuk ka hapur rast për këtë çështje. Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, prokurori special, Sylë Hoxha.
Ai ka thënë se në prokurori ende nuk ka shkuar një rast i tillë.

“Jo ende jo, unë jam interesuar, nuk kemi asgjë në prokurori, nuk ka ardhur asnjë rast i tillë”, ka thënë shkurt Hoxha për lajmi.net.

Ndërsa, Hajdar Beqa, anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës, në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se ky raport është politik.

“Sa i përket Komisionit Hetimorë për lobim, në ditën kur kemi pasur në votim raportin e komisionit, në këtë rast raportin që ka hartuar kryetari i komisionit, Dardan Sjediu, nuk kemi pasur mundësi ta shqyrtojmë sepse në një formë kontrabandimi e ka pru në komision hetimor. Në shumicën e pikave është raport që ka qenë i bërë nga Dardan Sejdiu, i përkrahur nga disa anëtarë të tjerë. Nuk kemi një unitet dmth si komision në raportin të cilin e ka prodhuar komisioni”, ka thënë Beqaj.Sipas tij, raporti nuk është shqyrtuar nga komisioni, pasi siç thotë ai, ky raport ju kishte dërguar anëtarëve në ditën e votimit.

“Raporti ka marrë votat e shumicës së anëtarëve të komisionit, por nuk është shqyrtuar, është votuar pa u shqyrtuar. Do me thënë një material i cili vjen në komisione duhet që të vijë të paktën dy ditë më herët. Ndërsa neve materiali na ka ardhur ditën e votimit kur në ora 14:00 ishte mbledhja, kurse paradite në kutia na e kanë pru materialin. Ndërsa natën, pas orarit të punës na e kanë dërguar me email. Realisht e konsideroj si material kontrabandues. Ne konsiderojmë që komisioni hetimor për lobim nuk e ka kryer punën në harmonizim me ligjin por ka qenë më shumë tendencioz, më shumë ka bërë veprime politike sesa veprime që i takojnë një komisioni. Realisht asnjë material nuk është serioz aty që të këtë elemente që të shkojë më tutje dhe kjo do të shihet edhe kur të diskutohet edhe në Parlament”, ka thënë Beqaj.

Në anën tjetër, deputetja e PSD, po ashtu anëtare e këtij komisioni ka thënë se komisioni me unanimitet ka diskutuar dhe ka vendosur për data. Derisa ka shtuar se anëtarët e komisionit kanë qenë të informuar se raportin do ta marrin vetëm një ditë përpara.“Ne me unanimitet e kemi diskutuar dhe i kemi vendosur datat. Sepse datat kanë qenë shumë të ngushta dhe mendoj që ka qenë e pa mundur që të hartohet raporti më herët, kur një ditë ose dy para datës së fundit kur ne është dashtë që ta miratojmë raporton ka pasur ende intervista edhe takime që janë mbajt, tash është e pa mundur që ti hartojmë. Edhe ne jemi marr vesh, e kemi ditur që raportin do ta marrim një ditë para dhe do të kemi një ditë kohë. Kushdo që ka deshtë që ta lexoj atë raport, i cili maksimumi ti merr dy ore e qe ka diku 5,6 faqe, ka pasur kohë”, ka thënë Pantina për lajmi.net.Ajo po ashtu ka thënë se raporti ende nuk është raport formal, pasi fillimisht do të dërgohet në seancë për diskutim dhe të shkojë më tutje.

“Raporti ende nuk është diskutuar në Seancë, në seancë diskutohet dhe votohet ose jo, nëse votohet atëherë varet prej rekomandimeve që dalin nga ai raport, të cilat janë institucionet tjera që duhet të merren me të gjeturat. Por raporti ende nuk është raport formal sepse duhet të miratohet në seancë”, ka thënë Pantina.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit